Mire se vini ne POSTA EXPRESS 24

Të dhënat e biznesit POSTA EXPRESS 24

Express Alb 24 sh.p.k. është postë private, e cila ofron veçanërisht për biznesin dërgesa të shpejta dhe të sigurta në të gjithë territorin e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. 
  • E themeluar në vitin 2021 me qëllim shërbimin expres, cilësor dhe e stukturuar për të ofruar shpejtësi maksimale me kosto sa më të ulëta për të gjithë. 
  • Posta Express 24 ofron shërbimi postar express nga një staf me përvojë të gjatë dhe u mundëson klienteve dërgimin dhe marrjen e pakove në një kohë shumë të shkurtër. 
  • Siguri maksimale në dërgesa posta e vetme në Shqipëri, e cila ka një software logjistike të sofistikuar dhe të ndërtuar enkas për gjurmimin dhe informimin e klientit në kohë reale rreth dërgesës së tij. 
Vizioni & Misioni Jonë
  1. Mbulim 100% të çdo skaji të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. 
  2. Sjellim risi duke vënë cilesinë, korrektesën dhe shpejtësinë me parimin kryesor dërgesat dhe likujdimet.
  3. Flota jonë e mjeteve të transportit përballon dërgesa në kohë rekord në çdo cep të Shqiperisë, mimimumi 2500 pakao ne dite.
  4. Dorëzimin e pakove brenda një kohe rekord.
  5. Kontrata Standarte dhe të Personalizuara për çdo biznes apo startup me shitje online. 
  6. Siguri dhe transparencë e plotë në të gjithë procesin e dërgesave, që nga marrja e dërgesës (pickup) deri tek dorëzimi i saj me sukses në destinacioni përfundimtar.
KUSHTE TË PËRGJITHSHME PËR KRYERJEN E SHËRBIMEVE “Express Alb 24” SHPK.
  • Formulari shoqërues i dërgesës është një formular i panegociueshëm dhe dërguesi ka dijeni se ky formular është plotësuar nga ai ose nga Express Alb 24 për llogari të tij. 
  • Dërguesi deklaron dhe pranon, se është pronar, posedues ose përfaqësues i pronarit apo i poseduesit të objekteve që transportohen, të cilat përshkruhen në faqen e parë. 
  • Gjithashtu, ai deklaron se me anën e këtij formulari pranon kushtet e transportit të Express Alb 24.
  • • Dërguesi garanton që, çdo zë që cilësohet në faqen e parë përshkruhet saktësisht dhe në përputhje me ligjin.
  • Në objektin që dërgohet janë shënuar saktësisht pikat e duhura, të dhënat dhe adresa e marrësit.
  • Objekti që dërgohet është i ambalazhuar në atë mënyrë që të sigurohet dërgimi i sigurt të tij.
  • Do të paguajë të gjitha shpenzimet e mundshme shtesë, që rezultojnë gjatë dërgimit, kthimit ose magazinimit të objekteve.
  • • Express Alb 24 ka të drejtë, por nuk detyrohet të kontrollojë objektin, të cilin e merr përsipër të dorëzojë. 
  • Express Alb 24, gjithashtu, ka të drejtë të mos avancojë në përmbushjen e dërgesës nëse ka shenja të përmbajtjes së ndaluar ose të dhëna të pamjaftueshme të marrësit.
  • • Expres Alb 24 ka të drejtë të mbajë ose të mos dorëzojë mallin që transporton, me qëllim sigurimin e shpenzimeve të transportit (shpenzimet e ngarkimit, etj) deri sa të paguhen.
  • • Express Alb 24kryen dërgesa me debitim të marrësit, në rast mospranimi të dërgesës së shpërblimit nga ana e marrësit, për çfarëdo arsye, apo edhe në rast se dërguesi merr përsipër pagesën ndaj Fenix Post.
  • • Express Alb 24kryen shërbimet e “parapagesës për blerjen e porositur” dhe atë të “pagesës në momentin e dorëzimit” duke marrë porosi dhe në formë jo të shkruar (me telefon ose mjete të tjera komunikimi). 
  • Në këto raste porositësi ka të drejtat dhe detyrimet e “dërguesit” të përshkruar në formular.
  • • Bazuar në Nenin 9, përgjegjësia e Express Alb 24 për çfarëdo humbje ose dëmtim të dërgesës (dokumente ose objekte), kufizohet në minimum nga sasitë e mëposhtme:
  • - Deri në shumën 3000 Lekë për dokumente dhe deri në shumën 10.000 Lekë për objekte,
  • - Në shumën reale të humbjes ose dëmit që paguhet për dokumentet ose objektet e siguruara.
  • • Më dëshirë të dërguesit, kryerja e dërgesave të tij mbulohet me siguracion nëpërmjet shoqërisë së sigurimeve më të cilën bashkëpunon Express Alb 24. 
  • Në rast humbje, vjedhje ose shkatërrim të materialit që transportohet, vlera e të cilit e kapërcen shumën prej 10’000 Lekë, pretendimi për zhdëmtim mbi këtë shumë lind vetëm në rast se objekti që transportohet është me vlerë të deklaruar dhe i siguruar për atë vlerë.
  • • Express Alb 24 bën çdo përpjekje dhe ndërmerr çdo veprim për të arritur dorëzimin në përputhje me programin e veprimtarisë së saj. 
  • Por, në asnjë rast nuk mban përgjegjësi për vonesën e marrjes, transportimit ose dorëzimit të çdo dërgese apo për çfarëdo humbje, dëmtim, dorëzim të keq apo mos dorëzim që i detyrohet shkaqeve të parashikuara kryesisht: 
  • Për shkak të ngjarjeve të papritura që ndodhin objektivisht jashtë mundësive njerëzore (aksident, kushte të këqija atmosferike, vonesë e mjeteve te transportit etj.) 
  • Për shkak të veprimeve neglizhuese ose udhëzimeve të gabuara të dërguesit ose të marrësit apo personave të tretë që kanë interes nga dërgesa konkrete.
  • Për shkak të përmbajtjes së dërgesës së cilës mund t’i shkaktohet dëmtim i veçantë, ndryshim ose shkatërrim.
  • • Çdo pretendim duhet të ngrihet nga klienti dhe të dorëzohet me shkrim në zyrat e Express Alb 24.
Shërbimi për çdo problematikë, çdo dite nga ora 08:00 deri në 22:00 E Henë - e Shtunë.
Adresa: Don Bosko, Tiranë, Shqipëri

Adresat e agjesive tona në rrethe.
  • TIRANË:  Rruga Don Bosko, pranë Shkollës së Katarit
  • TIRANË:  Rruga 5 Maji, kryqëzimi pranë Xhamisë së Medresesë
  • DURRËS:  Rruga Agostin Sereqi, Lagjja 11 
  • SHKODËR: Sheshi Isa Boletini 
  • VLORË:   Tregu i Orizit (ngjitur me Gama Market) 
  • LEZHË:   Ngjitur me Big Market, Përballë Policisë
  • LUSHNJË: Rruga e Palmave, Lagjja Loni Dhamo
  • TROPOJË: Përballë muzeut Bajram Curri
  • KORÇË:   Kulla ngjitur me Lute Credit
  • ELBASAN: Tek Stadiumi prane Vila Spanjes
  • GJIROKASTËR:  Lagjja 18 Shtatori, në Qëndër

Kontaktet tona

  • Emri i biznesit:
  • NIPT:
  • Administratori:
  • Telefoni-Mob:
  • Email:
  • Website:
  • Adresa:
  • Qyteti:
  • Shteti:
  • Orari i Punës:
  • postaekspres24.com
  • Zyrat kryesore, Don Bosko, Tirane
  • Tirane
  • Shqiperia
Copyright Powered by Panairi Online